Dako nuk komenton përgjimet e reja
Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako nuk ka pranuar të komentojë përgjimet e reja që kanë dalë ditën e sotme nga media gjermane “Bild”, të publikuara nga gazetari gjerman Piter Tide. I kontaktuar nga A2CNN, Dako ka pohuar se aktualisht nuk ka asnjë koment për të bërë lidhur me këto përgjime. Ai nuk është paraqitur në ambientet e bashkisë që ai drejton prej rreth 12 vitesh apo 3 mandate. Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Durrës, në një reagim për mediat, tha se personi që figuron në përgjime, Ivo Doçi, nuk ka qenë ndonjëherë drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës dhe as është aktualisht. Doçi ka qenë përgjegjës i repartit të Ujësjellës Kanalizimeve në Shijak në momentin që zëri i tij del në përgjime, një detyrë që vazhdon të mbajë edhe sot.
KOHA JONË SONDAZH

