Dako: Për përmbytjet fajin e ka Zoti!

Vangjush Dako kryebashkiaku durrsak në lidhje me përmbytjet ka thënë se fajin e ka Zoti. Eshtë qytet nën nivelin e detit, ndaj përmbytet.

Sipas tij, Durrës është një qytet nën nivelin e Detit, ndërsa shton se të gjitha shkarkimet që bëhen në det dhe kur ka dallgë, tubacionet që shkarkojnë në det janë poshtë atij niveli, duke bërë që i gjithë uji kthehet mbrapsht dhe qyteti përmbytet.

Por, më pas, Daku bën një lapsus frojdjan në shpjegim, pasi thotë se e vetmja mundësi për të shpëtuar Durrësin janë investimet në hidrovore, gjë të cilat ai nuk i ka bërë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Bashkisë thotë se kushtojnë shumë, dhe se nuk ka fonde për të investuar për ndërtimin e hidrovoreve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fakt, ai i ka pasur të gjithë mundësitë që këto investimi t’i bënte, dhe të mos merrej me betonizimin e qytetit, apo me ndërtimin e Velierës, projekt në qendër të Durrësi që ka pasur shumë kundërshtime.

Justifikimi se nuk ka fonde për të investuar për të shpëtuar Durrësin nga përmbytjet nuk janë as më pak dhe as më shumë sesa vetëshpallja fajtor për keqmenaxhimin ndër vite të kësaj bashkie.

“Unë garantoj që në këto momente që ne flasim situata është totalisht e qetë, por ne jemi në gatishmëri të plotë sepse kemi të dhëna që natën do të ketë përsëri reshje gjatë natës, ndaj për të përballuar këto reshje do jemi prapë në gatishmëri, por nuk mund të zgjidhim përfundimisht këtë situatë.

Shpresojmë që reshjet të jenë sa më të ulëta që të mos ketë përmbytje. Në rast se reshjet do të jenë si ato të djeshmet përsëri do të kemi një situatë të rënduar. Kjo situatë nuk është në dorën e kryetarit, është një situatë e cila për fat të keq e ka qyteti i Durrësit, pasi është një qytet nën nivelin e detit dhe ne të gjitha shkarkimet i bëjmë në det dhe në momentin kur deti është i fryrë është me erë dhe ka dallgë, tubacionet që shkarkojnë në det janë poshtë atij niveli dhe i gjithë uji kthehet mbrapsht dhe qyteti përmbytet. Nga ana tjetër edhe në zonën perëndimore të shtetit, në zonën e Durrësit të Ri dhe ish-kënetës janë gjithë kanalet që çojnë tubacionet dhe kolektorët në hidrovor.

Me stacionet e pompimit që kemi, me ato kapacitete që kemi ne mund të përballojmë vetëm një sasi të caktuar, por jo për ta hequr ujin totalisht.

Duhen 24 orë që niveli ujit në hidrovor të bjeri në vlerat normale. Duhen investime shumë të mëdha për atë hidrovor pasi është i trashëguar dhe është ndërtuar që në vitin 1968. 

Ka pasur rimonet të herëpashershme, por ka nevojë për stacione pompimi më të fuqishme. Shirat që ranë ditën e djeshme ishin të një sasie shumë të madhe dhe të papërballueshme për kapacitetet që ne kemi. Shpresojmë të mos kemi më shira të atij niveli që të mos kemi përmbytje. Dua të theksoj që shirat jo vetëm që zgjatën 4 orë papushim,por kishin edhe një intensitet shumë të madh”- deklaroi Dako për News24.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?