“Dako shënoi aktin shkatërrimtar më famëkeq në historinë 3-mijëvjeçare të Durrësit”
Këshilltari demokrat i bashkisë së Durrësit, Shkëlqim Fortuzi, e akuzon kryebashkiakun Vangjush Dako se ka kryer aktin shkatërrimtar më famëkeq në historinë 3-mijëvjeçare të Durrësit.
Teksa publikon fotot e Durrësit të gjelbëruar dje dhe Durrësit të zhytur në beton e baltë, Fortuzi shprehet: “Për shkatërrimin e perlës së qytetit tonë Durrësit dhe kthimin në gërmadhë, Dako harxhoi me “krenari” mbi 6 milionë euro nga taksat tona, duke shënuar aktin shkatërrimtar më famëkeq në historinë e qytetit tonë 3-mijëvjeçar, duke sfiduar dy përmbytjet natyrore në shekuj, pushtimet otomane, fashiste, naziste dhe regjimin komunist….
Shpresoj që një ditë jo të largët,bashkëqytetarët e mi do ta kuptojnë se qyteti është i atyre dhe jo i kalimtarëve të rastësishëm zullumqarë,” pëtfundon ai.
KOHA JONË SONDAZH


