Dako: Unë në fushatë jam superman

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, duke folur sa i takon përgjimeve të grupit të Avdylëve tha se ai është i pastërt dhe se i cilësoi si të papranueshme akuzat e opozitës ndërsa shtoi se ai gjatë fushatës lëviz vetëm me shoferin e tij dhe se është superman pasi bën disa takime në ditë.

“Jam akullore, i shikon këto duar, janë akullore. Unë në fushatë jam superman, bëj takime me 20 vetë, me 50 vetë”, tha Dako. Ai u shpreh gjithashtu se “njeri me ndjenja, kam reputacion, jo vetëm në Durrës, po në gjithë Shqipërinë”, Duke ju drejtuar edhe të ftuarve në emsion Dako tha se “duhet ta pranoni, kam reputacion të madh në Durrës”.

Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako komentoi edhe refuzimin e vizës nga Ambasada Amerikane. Dako tha se bëhet fjalë për një refuzim të pjesshëm të vizës për shkak të mungesës në dokumetacion. “Kam shkuar me vajzën dhe gruan për vizë në ambasadë diku nga shtatori i  kaluar. Na pyetën sa shtëpi ke?  U pamë në sy me gruan e thamë dy shtëpi na pyetën edhe për makinat, thamë tre. Na thanë mund të shkoni e do ju njoftojmë. Kur erdhi përgjigjja thoshte refuzim i pjesshëm mund të aplikoni pas 6 muaj pa pagese, për mangësi dokumentacioni”  u shpreh Dako.

Në vijim Dako u shpreh se nuk aplikoi më vizë në ambasadë  pikërisht për të shmangur debatin qe mund te ringrihet nga opozita.

SHKARKO APP