Dakon takim me përfaqësues të agjensive turistike: Do krijojmë vizionin e Durrësit për 30 vitet e ardhshme

 

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane në Bashkinë Durrës, Vangjush Dako, ka deklaruar në një takim me përfaqësues të agjencive turistike se të gjtitha investimet në infrastrukturë dhe shërbime i kemi bërë me qëllimin e vetëm për rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët tanë dhe sidomos për rritjen e imazhit turistik.

Ai ka përmendur investimet e mëdha që janë bërë dy vitet e fundit në sajë edhe të mbështetjes së qeverisë.

Shumica e agjencive turistike në Durrës janë vendosur në sheshin tek stacioni i trenit dhe në lidhje me këtë shesh, kryebashkiaku Dako ka bërë të ditur se në fillim të korrikut do të spostohen të gjithë autobuzët që operojnë në linjat e Jugut, ndërsa pas disa muajsh do të zhvendosen edhe autobuzët që nisen drejt Tiranës.

“Në fillim të korrikut sheshi para agjencive tuaja do të zbrazet nga autobuzët që nsien drejt Jugut dhe nga fillimi i vitit të ardhshëm do ikin edhe autobuzët e Tiranës. Ata do të vendosen tek sheshi që kemi ndërtuar poshtë mbikalimit të Plepave, ndërsa autobuzët e Tiranës do të nisen nga sheshi i krijuar pranë rrugës së re paralel me murin e portit. Në këtë mënyrë sheshi para agjencive tuaja do të jetë në dispozicion për qëndrimin e taksive dhe parkimin e autoveturave”, tha Dako.

Në bashkëbisedim me pjesëmarrësit, kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane, Vangjush Dako, ka deklaruar se “kërkoj votën tuaj për të nisur e krijuar vizionin e Durrësit për 20-30 vitet e ardhshme. Ky është momenti që në Durrës kërkohet një vizion i ri dhe nga ju do të vlerësohet se kush nga ne të dy e bën këtë punë më mirë, kush i kryen shërbimet dhe cdo gjë, për të dhënë imazhin e një qyteti turistik, mesdhetar, ku të vijnë turistë, vizitorë, udhëtarë etj".

Në këtë mënyrë do të rritet mirëqënia, tha më tej Dako, pasi ne tani jemi në një fazë tjetër zhvillimi, nuk jemi më në fazën e largimit të baltës dhe ndërtimit të rrugëve, atë fazë e kemi kaluar pasi 90 përq ind e rrugëve dhe rrugicave në qytet janë mbaruar. Por ne kërkojmë që bashkia dhe biznesi të bashkëpunojnë. Ne kemi bërë një projekt mjaft ambicioz për pagesën e taksave online, tha më tej kryebashkiaku Dako. Me aplikimin e këtij projekti nuk nuk do të humbsni më kohë në radha për të paguar fatura nga më të ndryshmet.

Dako duke treguar punën konkrete që është bërë për përmirësimin e imazhit turistik, tha se kemi bërë investime të rëndësishme duke nisur nga Plepat për të vazhduar drejt Plazhit, rrugën e re paralel me murin e portit, investimin tek Brryli me Sfinksin, më pas sheshin Liria dhe deri tek sheshi pranë bustit të Azem Hajdarit dhe para Tirana Bank, fasadat në qytet të cilat do të vazhdojnë në 7 akse kryesore dhe të gjtiha janë investime që nuk kanë asnjë dallim me ato të vendeve evropiane, në materialin e përdorur dhe cilësi.

Në Durrës ne kemi mbjellë 7  mijë pemë, duke gjelbëruar çdo rrugë të qytetit dhe 7 mijë të tjera do të mbjellim mandatin tjetër. Kemi shumë projekte të tjera që nuk kanë nisur akoma, por qeveria na ka premtuar fonde për to. Shumë shpejt nis puna për investimin e ri në plazh me vlerë 3.5 milion dollarë, 1 miliard lekë investimi për instalimin e kamerave të sigurisë në qytet, po kaq edhe kanali i hapur i plazhit, mbyllja e të cilit financohet me fondet e qeverisë, ashtu sikurse edhe pishina olimpike me vlerë 500 mijë dollarë.

Dako është përqëndruar veçanarisht tek dy projekte të veçanta, siç janë Veliera para hyrjes së portit, një strukturë masive e mbështetur në katër këmbë si dhe sheshi drejtësisë para Mauzoleumit të Dëshmorëve, ku do të ndërtohen dy godina për prokurorinë dhe gjykatën. Mënyra se si po zhvillohet Durrësi do të jetë model i zhvillimit të gjithë vendit, kjo gjë është premtuar edhe nga kryeministri Rama, i cili ka vlerësuar pikërisht këtë model, tha Dako në fjalën e tij.

SHKARKO APP