Dakordësia mes PS dhe Rithemelimit, deputetja Açka: Shpresoj të mos ketë skenar të errët

Negociatat mes PS dhe Rithemelimit për t’i dhënë fund kaosit në Kuvend, janë komentuar edhe nga deputetja e PD-së zyrtare Flutura Açka. Ajo shprehet se shpreson që të mos kemi të bëjmë me një skenar të errët pas negociatave.

”Oferta bujari vinte nga vetë socialistët. U la që nesër të vendoset për cilët komisione, nga dy që do të jepen. Druaj se është parathënia r bllokimit të Reformës në Drejtësi, për të ruajtur status quonë dhe me shënjestër të largët (por shumë të afërt SPAK dhe reformën në drejtësi) É them ketë për shkak të fshehtësisë së negociatave. Nëse shkohet drejt kësaj, do të jetë fatale për vetë opozitën që do të amnistojë Ramën të parin.

U tha që Parlamenti nuk ka funksionuar. Pyetja që bëra: Po me ligjet që kaluan pa diskutim, ligjet qe kaluam pa kuorum, çfarë do të bëhet? Nuk mora përgjigje. Më sarkazëm iu kërkova një komision hetimor për të shkallmuar SPAK.

Sigurisht që fjalët e mia mund të duken si poezi, por poezi janë edhe vajet. Në do te vajtojmë shpejt demokracinë nëse ka ndonjë skenar të errët, që dot nxituam ta veshim me “kujdesin” e ndërkombëtarëve”.

SHKARKO APP