Dalin detaje/ Kush është biznesmeni me miliona lekë në makinë, do i çonte në bankë. Grabitësit e ndoqën

Hetimet paraprake kanë zbuluar të tjera detaje nga ngjarje që bën fjalë për grabitjen e më shumë se 250 milionë lekëve, të cilat ishin në bagazhin e makinës së një biznesmeni.

Ky i fundit kishte marrë sasinë e parave për ta depozituar në një filial banke të nivelit të dytë që ndodhej brenda ambienteve të Qendrës Kristal në Tiranë. Hajdutët kishin më parë informacion dhe i janë vënë pas, duke e realizuar grabitjen, por pa mundur ta shijojnë, sepse u zbuluan nga Policia.

Sipas hetuesve, biznesmeni ka lënë paratë në garazh për të parë nëse kishte apo jo radhë në sportelet e bankës, apo nëse ajo ishte e hapur në atë orë nisur nga kufizimet që vijnë pë shkak të orarit të pandemisë Covid 19.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me datë 22 maj në Komunën e Parisit dy persona, D. H. 27 vjeç dhe G. K. 44 vjeç, i grabitën 200 milionë lekë dhe 50 mijë franga shtetasit F. B., pronar i shumë fabrikave dhe bizneseve, ndër të tjera edhe i një fabrike cigaresh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më saktësisht ai merret me import, eksport, tregtim cigaresh dhe artikujsh të ndryshme. F. B. rezulton edhe pronar i kompanive të ndërtimit, që mund të përfitoj fonde publike dhe jo publike të objekteve shumë të rëndësishme si rrugëve, urave, tuneleve e veprave të artit.

Burime të ndryshme kryesisht mediatike bëjnë të ditur se biznesmeni është person me precedentë të mëparshëm penalë, por pa specifikuar përse bëhet fjalë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?