Dalin detaje nga përgjimet e Elsa Lilës, këngëtarja: Duhet gjetur lidhja me qeverinë, si në Shqipëri

Këngëtarja shqiptare Elsa Lila, u arrestua një ditë më parë në Itali, si pjesë e një rrjeti të trafikimit të drogës.

Mediat italiane kanë zbardhur përgjimet e bandës. Lila i sugjeron anëtarëve që të krijojnë lidhje me qeverinë, sepse në këtë mënyrë mund të shmangen kontrollet. Ajo madje tregon dhe një eksperiencë personale.

”Nuk më vjen njeri nga shteti për të më kontrolluar, më njohin, kam marrëdhënie të shkëlqyera. Një herë më dhanë një gjobë, por më thanë të mos e paguaja sepse nuk do ta kontrollonin. Këtu, si në Shqipëri duhet një mik/lidhje me shtetin, se çfarëdo qeverie të jesh do të shpëtosh, duhet të gjesh një rrugë pasi edhe këtu shiten shumë”.

SHKARKO APP