Dalin detaje të reja nga djegia e komisariatit në Kamëz. 26-vjeçari i vuri flakën dhomës e më pas refuzoi të dilte

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zjarri i rënë mbrëmjen e së shtunës në Komisariatin nr. 5 në Kamëz.

Dyshohet se zjarri është vendosur nga 26-vjeçari Arben Mici, i cili si pasojë e flakëve ndërroi jetë në spital. Ishte ora 21:00, kur Mici i ka vendosur zjarrin batanijes, m flakët që nisën të shpërndaheshin në të gjithë perimetrin e dhomës, duke çliruar në ajër shumë toksina helmuese.

Paraprakisht dyshohet se ka qenë vetëvrasje. Dilaver Idrizi dhe punonjësi i policisë Hajredin Boja janë përpjekur të shuajnë flakët dhe të nxjerrin nga vatra 26-vjeçarin prandaj kanë mbetur të lënduar. Kjo është ekspertiza paraprake për zjarrin në komisariat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?