Dalin detaje të tjera nga aksidenti në Tiranë, shoferi nën efektin e lëndëve narkotike

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se drejtuesi i makinës që aksidentoi një familje, prindërit dhe një fëmijë 3 muajsh, ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Automjeti tip Benz G-Class, i drejtuar nga Ajas Sulejmeni, lëvizte me shpejtësi dhe nuk ka frenuar aspak kur ka përplasur familjen të cilët po ecnin në vijat e bardha.

Tre personat mbetën të plagosur nga aksidenti, ndërsa 39-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes për t’u vënë në pranga rreth 3 orë më pas nga policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas policisë, ai ishte gjobitur edhe 8 herë të tjera për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?