Dalin emrat/ Ministrja e PS-së, Berisha dhe 11 deputetë nuk votuan për zgjatjen e Vetting-ut
118 votat e Kuvendit mjaftuan për të zgjatur afatet e Vetting-ut. Deputetja demokratke, Emilia Koliqi nuk ka zbatuar urdhërin e shefit të selisë blu, por votën e saj e ka abstenuar. Ish-kryeministri Sali Berisha sëbashku me 11 deputetët e tjerë të Komisionit të Rithemelimit e kanë lënë të pashprehur forcën e kartonit, duke zgjedhur të mos votojnë.
Katër demokratët e tjerë Alfred Rrushaj, Flutura Açka, Tomorr Alizoti dhe Edi Paloka nuk janë përfshirë fare në këto diskutime politike dhe ligjore duke mos u paraqitur në seancen plenare të së enjte.
Nga mazhoranca ndryshimin e ka bërë vetëm ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila nuk ka votuar, si një mënyrë për të shmangur konfliktin e interesit, pasi motra e saj është Pamela Qirko që ka postin e kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Nuk ka votuar
1. Luan Baçi
2. Belinda Balluku
3. Sali Berisha
4. Luçiano Boçi
5. Oerd Bylykbashi
6. Belind Këllici
7. Sorina Koti
8. Bujar Leskaj
9. Flamur Noka
10. Edmond Spaho
11. Agron Shehaj
12. Tritan Shehu
13. Albana Vokshi
Abstenuan
1.Isuf Çelaj
2.Emilja Koliçi
3.Monika Kryemadhi
4.Petrit Vasili
Kanë munguar në seancë
1. Flutura açka
2. Tomorr Alizoti
3. Edi Paloka
4. Alfred Rrushaj