Dalin emrat VIP për të cilët SPAK ka urdhëruar arrestimin, nga Suel Çela te Ervis Martinaj
Dalin detaje të reja nga operacioni i Prokurorisë së Posaçme SPAK, që ka lëshuar në total 32 urdhër arreste për persona me rekorde kriminale.
Burimet bëjnë me dije se mes tyre, urdhërarreste janë lëshuar edhe ndaj Suel Çelës dhe Ervis Martinajn.
SPAK ka lëshuar urdhër arrest edhe ndaj Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish kryebashkiakut socialist të Elbasanit, Qazim Sejdini. Sanxhaktari ndodhet aktualisht në burg, por prokuroria ka ngritur akuza të tjera ndaj tij.
Urdhërarrestet janë lëshuar pas rrëfimit që ka bërë Nuredin Dumani, një nga të shumëkuarit që u arrestua disa muaj më parë pasi i shpëtoi një atentati me armë zjarri ku mbeti dhe i plagosur.
KOHA JONË SONDAZH

