Dalin fotot/ Ja kush janë autorët e vrasjes së biznesmenit Memli Begalla

Pak orë pasi policia arriti të mblidhte prova të mjaftueshme shkencore për të akuzuar Denis Demirin dhe Ardian Serezin si autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit 64-vjeçar, Memli Begalla mbrëmjen e 14-shkurtit, afër banesës së tij në ish-bllok, publikohen edhe fotot e tyre.
Ardian Serezi
Fotot e Demirit dhe Serezit, një ish-punonjës policie i arrestuar në vitin 2014 edhe për trafik droge.
denis demiri
Deri më tani policia ka zbuluar se personat e sipërpërmendur e kanë ndjekur dhe ekzekutuar në një rrugicë të errët biznesmenin, të porositur nga njerëzit që iu kishte borxhe. Demiri siç dyshon policia, ka qënë personi që e ka ekzekutuar, ndërsa Serezi bashkëpunëtor i tij.

Pas ngjarjes, nga këqyrja e kamerave të sigurisë, policia ka parë se autorët largohen me një mjet “BMW” të zezë. Mjeti është mbajtur nën vëzhgim. Më pas dy autorët janë parë të futen në një lokal ku pas largimit të tyre policia ka mundur të fiksojë shenjat e gishtave, të cilat konfirmuan se Demiri është ekzekutori. Ndërsa Ardian Serezi e ka ndihmuar dhe akuzohet si bashkëpunëtor.

Aktualisht policia është duke e marrë në pyetje Demirin për të zbuluar porositësin e vrasjes. Mësohet se policia qëllimisht ka mbajtur të ndaluar disa prej personave që u ka pasur borxh viktima për të hequr vëmendjen e autorëve të vërtetë. Ata janë mbajtur në përgjim kur kanë folur me njeri-tjetrin, madje kur kanë thënë se “shpëtuam ne se u kapën të tjerë”, raporton “BalkanWeb”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekzekutori është kapur në banesën e tij në Kombinat. Demiri rezulton me precedentë më parë dhe ka qenë i arrestuar në 2012 në Tiranë. Në 2013 ka qenë i dyshuar për vjedhjen e njësisë bashkiake nr. 5 etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SI U ARRESTUAN DY AUTORET
Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, strukturat e Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Triss”, ku është bërë e mundur zbardhja e dokumentimi i autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 14 shkurt në mbrëmje, në kryeqytet.

Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara si dhe provat e administruara nga grupi hetimor.

Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur, ku u vra me armë zjarri shtetasi Memli Begalla, janë shtetasit:

– Denis (Alban) Demiri, 43 vjeç, banues në Tiranë.
– Ardian Serezi, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Për të dy këta persona janë ekzekutuar urdhërat e ndalimit.

Nga veprimet e dokumentuara, rezulton se shtetasi Denis Demiri ka kryer ekzekutimin e shtetasit Memli Begalla. Dyshohet se pista kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e borxheve që nuk kishte shlyer viktima. Për arsye hetimore, nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera në lidhje me mekanizmin apo rolet si dhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë ngjarje.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet me targa të huaja, me të cilin autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu është sekuestruar një automjet në pronësi të shtetasit Denis Demiri, si dhe 9 telefona celularë. Grupi i punës vijon me intensitet veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të. Policia e Shtetit, duke falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, për të ndërtuar së bashku një Shqipëri më të mirë dhe të sigurt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?