Dalin FOTOT, si u bë “shoshë” nga plumbat godina e njësisë Administrative në Lezhë
Dalin fotot e godinës së Njësisë Administrative Blinisht, Bashkia Lezhe e cila u qëllua me breshëri plumbash orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkaq, policia në vendngjarje vijon hetimet për zbardhjen e plotë.
Mësohet se janë shoqëruar 10 persona.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 10 gëzhoja automatiku. Për ngjarjen ka reaguar edhe Bashkia e Lezhës nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat. Në këtë njoftim thuhet se Bashkia Lezhë dënon aktin duke sqaruar se ngjarja nuk ka lidhje me shërbimin e administratës.
KOHA JONË SONDAZH


