Dalin në shesh edhe patentat, hakerat iranianë: Do paguani çmimin e sigurisë?
Pas, pagave, targave të makinës, apo të dhënave në sistemin TIMS, hakerat iranianë sot kanë publikuar edhe databazën e patentave për shtetasit shqiptar.
“A është më e rëndësishme për ju siguria e terroristëve sesa siguria e “shpikësve” shqiptarë? Ju nuk jeni të gatshëm të paguani çmimin e sigurisë dhe sigurisë së njerëzve tuaj. Atëherë, si e shpenzoni thesarin e qeverisë për mbrojtjen dhe promovimin e terroristëve? A do të thotë kjo gjë tjetër përveç korrupsionit qeveritar?”,-shkruhet nga Home Land Justice, ndërsa bashkëngjitur është publikuar databaza e të dhënave me patentat e qytetarëve shqiptarë.
Janë plot 1081 faqe të databazës me të dhënat e shqiptarëve që përban patenta e tyre, si emër, mbiemër, atësi, adresë vendbanimi, numër ID, apo grup gjaku.