Dalin në shitje avionët dhe helikopterët e komunizmit

40 avionë dhe helikopterë të kohës së komunizmit do të dalin në ankand nga Ministria e Mbrojtjes (për përdorim jo-ushtarak) .

Lajmi bëhet me dije nga ky dikaster, sipas të cilit, ankandi nis me 61 milionë e 400 mijë lekë pa TVSH të ndarë në lote.

Ja tipet e avionëve që janë pjesë e këtij ankandi:

Jak-18 (6 copë)

Mig-15 (3 copë)

Uti-Mig (3 copë)

Mig-17 (4 copë)

Uti -Mig 17 (4 copë)

Mig-19 (10 copë)

Mig-21 (6 copë)

Helikopter Mi-4 (4 copë).

 

SHKARKO APP