Dalin pamjet/ 3 tërmete të fuqishme në Kroaci, njerëzit dalin të alarmuar në rrugë (FOTO + VIDEO)

Kroacia u godit mëngjesin e sotëm nga tre tërmete të forta, dy prej tyre me magnitudë mbi 5 ballë rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte 16 kilometra në veri të Zagrebit dhe pesë kilometra në juglindje të Oroslavjes, në një thellësi prej 10 kilometrash, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare.

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozinoviq, ka kërkuar përmes Twitterit që njerëzit që dalin në rrugë të mbajnë distancë teksa vendi po përballet edhe me shpërndarjen e coronavirusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave dhe fotove në internet tërmeti ka dëmtuar një pjesë të njërës prej dy kullave të Katedrales së Zagrebit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?