Dalin pamjet e aksionit policor për lirimin e një pengu

Një shtetas maqedonas me banim në Tiranë pretendon se u mor peng nga dy persona të cilët i kërkonin një shumë prej 25.000 eurosh.

Aksioni i policisë i zhvilluar pasditen e sotme në kodrat e Farkës mbi godinën e Kryegjyshatës ka si pasojë një person të ndaluar dhe një silenciator të gjetur në zonë.

Ora News ekskluzivisht arriti të filmojë aksionin policor për lirimin e një pengu

Swiss Digital Desktop Reklama

Një person ka arritur të largohet dhe po kërkohet nga policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

30 minuta më pas policia ridërgoi në zonë shtetasin maqedonas për të rindërtuar skenën e ngjarjes.

Nga informacionet paraprake maqedonasi udhëtonte me dy persona të tjerë në një makinë tip BMV me targa maqedonase kur i është vënë pistoleta në kokë maqedonasit duke i kërkuar shumën në fjalë.

Sipas burimeve të policisë, njëri nga personat njihet si person me precedent penal, zyrtarisht policia nuk ka dalë ende me një deklaratë zyrtare për ngjarjen.

Ekskluzive/ Ora News filmon aksionin policor për lirimin e një pengu

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?