Dalin pamjet e hotelit në Tiranë, baza e strehimit të sirianëve që u shpëtuan nga mbytja në Vlorë
Ky që shihni në këtë foto është hoteli “3-A” ku ishin strehuar rreth 25 klandestinë që u kapën mbi një gomone në gjirin e Vlorës, në përpjekje për të kaluar në Itali.
Hoteli ndodhet në qEndër të Tiranës, në zonën e rrugës së Kavajës, në afërsi të bllokut të Ambasadave në kryeqytet dhe çuditërisht askush nuk e kishte vënë re, prezencën e shtuar të emigrantëve sirianë në këtë zonë.
Ora News mëson se biznesi ishte hapur në 11 prill 2001 nga biznesmeni Fatos Dusha, ndërkohë në 13 gusht 2013, ky biznes është ç’rregjistruar duke mos kryer asnjë funksion tregtar.
Kohët e fundit, godina ishte kthyer në bazë të strehimit të emigrantëve nga lindja e mesme. Policia e Vlorës, mundi të bjerë në gjurmët e kësaj baze strehimi, vetëm falë dëshmive të mbledhura tek disa prej emigrantëve të shpëtuar nga mbytja në mesnatën e 9 janarit 2021.
Pasi një gomone me 50 klandestinë dhe 3 trafikantë nga Vlora, rrezikohej të mbytej nga dallgët e mëdha të detit.
Në momentin e arrestimit në Tiranë, biznesmeni që shihni në këtë foto, Fatos Dusha, nuk ka dhënë asnjë argument, pasi në hotelin e tij që ndodhet në rrugën “Naim Frashëri”, policia gjeti dhe 9 emigrantë të tjerë sirianë.
Që nga mesnata e ditës së djeshme Dusha është transportuar në drejtim të policisë së Vlorës, pasi ndaj tij është rregjistruar një procedim penal për akuzën e “dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në bashkëpunim.
Ndërsa 9 emigrantët e kapur në hotelin e tij dhe 50 emigrantët e shpëtuar nga mbytja në gjirin e Vlorës, janë strehuar në qendrën e migracionit në Durrës.
Deri në këtë fazë të hetimit, vijon të mbetet ende mister se në çfarë forme kanë shpëtuar tre personat shqiptarë që kishin marë përsipër të transportonin me gomone nga grykëderdhja e Vjosës në Fier në drejtim të Italisë 50 klandestinët.
Kjo pasi gomonia që ata kishin hipur ka marë ujë dhe është fundosur ne det dhe sot e kësaj dite nuk është arritur të nxiret nga policia, për shkak të detit të trazuar.
Dyshimet janë se trafikantët kanë dalë me not duke u hedhur nga anija e rojës bregdetare, sapo kjo e fundit i është afruar bregut të detit.
Ndërsa një dyshim tjetër flet për daljen në breg të trafikantëve nëpërmjet motorit të ujit që mund ta kenë pasur të lidhur në gomone.
Lidhur me këtë rast trafiku të klandestinëve, policia dhe prokuroria e Vlorës, janë duke kryer një sërë hetime për të bërë identifikimin e anëtarëve të grupit kriminal që merrej me trafikun e emigrantëve sirianë nga kufiri me Greqinë në drejtim të Vlorës e deri në Itali. / Ora News