Dalin pamjet e operacionit të RENEA-s në Lezhë e Kurbin: në hotele e biznese, të dyshuar të shtrirë përtokë me duar pas shpine

Një person që dyshohet se do kryente një krim është arrestuar nga policia gjatë aksionit të djeshëm në Lezhë e Kurbin, të zhvilluar nga RENEA dhe policitë Kurbin e Lezhë.

Siç shihet dhe nga pamjet e operacionit, policia ka hyrë në disa biznese, hotele e lokale ku ka zhvilluar kontrolle të shumta për gjetjen e personave të inkriminuar dhe sendeve të paligjshme. Disa prej tyre shtrirë në tokë me duart e prangosura pas, ose të mbështetur pas murit.

Policia sekuestroi një pistoletë “Glock” dhe një palë targa të vjedhura gjatë operacionit, duke arrestuar shtetasin Can Kariçi, 30 vjeç. Gjithashtu u shoqëruan 5 persona të tjerë për verifikim, me precedent të mëparshëm penalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?