Dalin Pamjet/ “Pakt i fshehtë”, ministrja i fton në takim pa kamera, studentët e Shkodrës e refuzojnë
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka takuar pasditen e sotme senatin e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Mësohet se takimi ka zgjatur 40 minuta.
Burime për Ora News brenda Senatit bëjnë me dije se pedagogët kanë kundërshtuar diskutimin e nisur për “Paktin e Universitetit”.
“Janë marrë vendime pa u konsultuar me ne dhe nuk kemi pasur asnjë mbledhje apo diskutim.Kërkojmë që nga ana juaj të punohet për të ulur studentët në auditore dhe për të nisur diskutimet” mësohet ti kenë thënë pedagogët Ministres.

Pas takimit me Senatin, Ministrja Shahini iu drejtua sallës për të takuar studentët por ata nuk pranuan që takimi të bëhej pa media. Në këto kushte Shahini u largua, teksa studentët thërrisnin në kor ‘Turp’!
Studenti: Sot ndodhi ajo që nuk pritej të ndodhte. Përveçse nuk u dënjuan studentët për tu takuar nga ana e Ministres ndodhi një incident i padëshiruar nga ana jonë dhe ana juaj. Ne kërkuam transparencën e pyetjeve tona, ne nuk kishim ardhur këtu për të bërë pazare me Ministren as me Rektorin Bekteshi. Kërkuam praninë e kamerave dhe kamerat nuk u pranuan. Mesa duket kjo ndikoi që të ndodhë një precedent i paparë. Ministrja braktis takimin, nuk pranon kamerat dhe nuk dënjon të takojë studentët.
Studenti: Ky është fakti më i bukur që studentët e Shkodrës të kuptojnë se në pamundësi për të paraqitur një shfaqe teatrale në favor të qeverisë ndodhi kjo perlë që Ministrja në një takim të pronotuar me lajmërim që studentët të jenë aty largohet dhe braktis studentët me gjithë pyetjet që kishin për ti drejtuar.Pse? Se pyetjet dhe përgjigjet e saj do ti dëgjonte gjithë Shqipëria. Kjo dëshmon më së miri dështimin e kësaj qeverie dhe kësaj Ministreje që është thjesht dhe vetëm bashkëpunëtore e Ministres paraardhëse.Këta janë të parët për fasada.Ligji i arsimit të lartë është ligj klientelist për këtë arsye ata nuk pranojnë të deklarohen. Të rrojë sistemi i tyre, studentët këtu prapë janë të vendosur dhe ne presim vetëm nëse ata janë të vendosur të bëjnë reforma konkrete dhe në shërbim të studentëve.

Studentja: Desha të them diçka për Rektorin. Tani dhe në ditët në vijim në asnjë lloj mënyre nuk do të të behet asnjë mbrojtje nga studentët për Rektorin por vetëm do të demaskohet Adem Bekteshi.Ka surpriza për Rektorin.
Për këtë situatë ka reaguar dhe vetë Ministrja Shahini, e cila në një postim në fb paraqet një tjetër version: “Keqardhje ndaj dhjetra studentëve të Universitetit të Shkodrës që më kishin kërkuar takim për të diskutuar për #paktinpëruniversitetin me kushtin që takimi të bëhet pa media, e që nuk erdhën sepse salla ishte mbushur me kamera. Jam në dispozicion për takim tjeter kurdoherë”. /Ora News

KOHA JONË SONDAZH

