Dalin pamjet, shpëtohen nga mbytja dy persona në Durrës (VIDEO)

Dy persona kanë shpëtuar nga mbytja ditën e sotme në plazhin e Golemit.

Një 14 vjeçar ka mbetur mes dallgëve, pastaj ka shkuar kushëriri i tij për ta shpëtuar bashkë më një tjetër.

Në videon e bashkëngjitur lajmit nga Report TV, mund të shikoni momentin kur dy personat rrezikoheshin të mbyteshin, ndërsa ndërhyrja e 44 vjeçarit dhe shokut të tij ka rezultuar deçizive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në video duket momenti kur 14 vjeçari, kushëriri i tij dhe një tjetër persona janë mes dallgëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

14 vjeçari A. Gllava më një kamerdare është dërguar në breg, ndërsa 44 vjeçari ka dalë më not me shumë vështirësi deri në mol.

Aty kanë qenë të shumtë personat që u kanë ofruar ndihmë.

Ai shprehet se ka hyrë për të shpëtuar djalin e vogël dhe ka rrezikuar të mbytet edhe vetë, ndërsa thotë se është nga Berati, shkruan Report TV.

Personat janë dërguar në spitalin e Kavajës ku kanë marrë ndihmë mjekësore dhe janë larguar.

Report Tv - Golem, shpëtohen nga mbytja dy persona

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?