Dalin pamjet/ Taulant Balla fushatë me Astrit Sufalin, në kërkim për vrasje në Itali

Një foto ekskluzive e publikuar nga Syri Tv, tregon Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla, i cili po bën fushatë në Peqin me Astrit Sufali,

“Sufali është një trafikant vrasës i kërkuar në Itali për vrasje dhe qe mbrohet nga drejtesia shqiptare.…

Sufali njihet si një nga të fortët e Elbasanit.

Ai ka qenë në kërkim ndërkombëtar për vrasje në vitin 2012 në Breshia të Italisë.

Sufali u arrestua në vitin 2017 në Peqin, me qëllim ekstradimin e tij në Itali.

Operacioni për kapjen e tij në 2017 zgjati një muaj dhe në të mori pjesë edhe RENEA.

Por çuditërisht Sufali u la në masën e sigurisë arrest shtëpie, të cilën e theu duke lëvizur i lirë.

Ndërkohë që Sufali jo vetëm nuk u ekstradua, por vazhdoi të bëjë jetën e tij i lirë duke kërcënuar dhe goditur policinë. Ndërsa sot shfaqet me Taulant Ballën, në një kohë kur ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që politika të qëndrojë larg krimit në këto zgjedhje”, raporton Syri.net.

Marrë nga SYRI.net

SHKARKO APP