Dalin përgjigjet e 25 testeve për koronavirus në Gjirokastër

Dje njoftuam se një emigrant i ardhur nga Greqia në Këlcyrë u testua pozitiv për koronavirus. Ndërsa sot dolën përgjigjet e 25 analizave të bëra në Gjirokastër, të cilët kanë pasur kontakte me emigrantin.

Sipas burimeve analizat iu bënë 15 efektivëve të Policisë dhe kontrollorëve të turnit në Pikën Kufitare të Kakavijsë si dhe 4 efektivëve të NKVKSH të Gjirokastrës dhe kontakteve të tyre, por fatmirësisht asnjë nuk ka qënë i infektuar.

Për fat të mirë të gjithë kanë rezultuar negativë pas testimit të kryer por testimi do të ribëhet pas 5 ditëve për të qenë të sigurtë edhe me përgjigjet e tamponëve të dytë.

Këta persona iu nënshtruan testeve dje në mbrëmje pak orë pasi u zbulua rasti i parë me koronavirus në Gjirokastër.

SHKARKO APP