Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, ja ku mund ta shihni nëse jeni fitues

Shqiptarët që kanë aplikuar Lotarinë Amerikane mund të marrin përgjigjen ditën e sotme, nëse janë apo jo fitues. Duke nisur nga ora 18:00, të gjithë ata që kanë aplikuar do të mund të kontrollojnë nëse janë të përzgjedhur.

Ju mund të kontrolloni në faqen e internetit të E-DV https://dvprogram.state.gov/ duke filluar nga 6 maji 2023, duke klikuar mbi butonin check status dhe vendosur kodin tuaj unik që keni marrë gjatë aplikimi.

Përzgjedhja është rastësore përmes një shorti kompjuterik, ndërsa nuk ka asnjë tarifë për t’u paguar. Të regjistruarit do të kenë mundësinë të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar në formatin on-line “Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve” në faqen zyrtare të E-DV-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?