Dalin përgjigjet e lotarisë amerikane, ja si të kontrolloni rezultatet

Për të gjithë ata që kanë aplikuar, ditën e sotme dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane.

Bëhet me dije se duke nisur nga ora 18:00, datë 8 maj 2021, të gjithë ata që kanë aplikuar do të mund të kontrollojnë nëse janë të përzgjedhur nga lotaria amerikane apo jo nëpërmjet një kodi që e kanë ruajtur në momentin e aplikimit.

Rezultatet mund t’i kontrolloni në faqen e internetit të E-DV https://dvprogram.state.gov/ duke filluar nga 8 maji 2021, duke klikuar mbi butonin check status dhe vendosur kodin tuaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përzgjedhja është rastësore përmes një shorti kompjuterik, ndërsa nuk ka asnjë tarifë për tu paguar. Të regjistruarit e DV-2022 do të kenë mundësinë të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar në formatin on-line “Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve” në faqen zyrtare të E-DV-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?