Dalin shifrat, ja sa do të shpenzojnë vendet e NATO-s për ushtrinë në 2024
NATO deklaron se 32 anëtarët e saj do të shpenzojnë 1,47 trilion dollarë në vit. Që në vitin 2006, ministrat e mbrojtjes ranë dakord që të angazhonin një minimum prej 2 përqind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto (PBB) për shpenzimet e mbrojtjes.
Dy të tretat e anëtarëve të saj (23 nga 32), mes të cilëve edhe Shqipëria e kanë përmbushur këtë angazhim. Sipas të dhënave nga NATO, vendi ynë renditet i 20-i në listë dhe shpenzon 2,3% të prodhimit të brendshëm bruto, pra 25.43 miliardë dollarë. Mandej buxheton 516 miliardë dollarë në shpenzimet vjetore të mbrojtjes së vendeve të NATO-s.
Shtetet e Bashkuara mbeten shpenzuesi më i madh ushtarak në botë deri tani. Në terma në dollarë, SHBA përfaqëson rreth dy të tretat e shpenzimeve vjetore të mbrojtjes të vendeve të NATO-s, duke buxhetuar rreth 967 miliardë dollarë.
Pas Amerikës, katër shpenzuesit kryesorë janë Gjermania (97.7 miliardë dollarë), Britania e Madhe (82.1 miliardë dollarë), Franca (64.3 miliardë dollarë) dhe Polonia (34.9 miliardë dollarë). Nga këto shpenzime, NATO u zotua që do t’i sigurojë Kievit të paktën 43 miliardë dollarë ndihmë ushtarake dhe se pritet t’i hapë një rrugë pa kthim anëtarësimit të Ukrainës në këtë aleancë.
KOHA JONË SONDAZH

