Dalipi: Dhuna ndaj zonjave të policisë bashkiake e papranueshme

Kreu i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi deklaron se çështja e parkut po instrumentalizohet për qëllime politike, duke shtuar se këshilltarët demokratë nuk patën kontestime kur projekti u prezantua muaj më parë.

Ai tha se Bashkia e Tiranës dhe institucione të tjera po përgatisin padi për të gjithë ata që ushtruan dhunë në protestën e sotme.

“Jo vetëm Bashkia e Tiranës, por edhe institucionet e tjera përkatëse po bëjnë gati paditë përkatëse ndaj personave që kanë ushtruar dhunë. Po përgatitet i gjithë dokumentacioni për ata që duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha Dalipi gjatë një interviste për Ora News.

Duke folur për të plagosurit, Dalipi u shpreh se është e papranueshme që të vihet dorë mbi gratë dhe vajzat në radhët e policisë bashkiake.

Në fund ai theksoi se këndi i lojërave do të jetë gati për fëmijët në datën 1 qershor.

SHKARKO APP