Dalipi: Përgjigja për baltën që hidhet mbi çerdhet dhe kopshtet e Tiranës janë falënderimet e prindërve

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi e konsideron të dështuar çdo përpjekje apo fushatë që kërkon të hedhë baltë mbi sistemin e çerdheve dhe kopshteve në Tiranë. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Dalipi shprehet se dy nismat e ndërmarra nga Bashkia e Tiranës, “Adapto një çerdhe” dhe “Adapto një kopsht”, janë nga më të suksesshmet dhe që janë mirëpritur nga të gjithë prindërit e Tiranës që i kanë besuar fëmijët e tyre sistemit publik të çerdheve dhe kopshteve.

Statusi i Aldrin Dalipit

“Nisma e @erionveliaj ”Adopto 1 Çerdhe/Kopsht” mbetet padyshim 1 projekt fantastik i realizuar në#TR? Përgjigja më e mirë për çdo rast pa shpresë që hedh baltë mbi ata që kontribuan janë falenderimet e qindra fëmijëve&prindërve që sot kanë zgjedh të parin sistemin publik në #BT”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?