”Dalja e parë publike e UÇK-së”, përurohet memoriali në Skënderaj

Në fshatin Llaushë të Skënderajt, aty ku për herë të parë doli publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës, u përurua këtë 28 nëntor memoriali me logon e UÇK-së.

Me ngjyrën e artë, ai mban mbishkrimin “Dalja e parë publike e UÇK-së”.

27 vite më parë, në varrimin e mësuesit Halit Geci, i cili u vra nga forcat serbe, u lexua deklarata e UÇK-së nga Rexhep Selimi, i cili në krah kishte edhe dy ushtarët e tjerë, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi.

Në ceremoninë e përurimit të memorialit e organizuar nga komuna e Skenderajt morën pjesë qindra qytetarë, ish-ushtarë të UÇK-së, familje të dëshmoreve, veteranë e invalid të luftës së fundit në Kosovë, por edhe figura të tjera politike.

SHKARKO APP