Dalja nga shtetrrethimi? Duma: Kthen frikshëm Covid-19, do rrimin në karantinë të plotë

Shqipëria është prej 6 javësh në karantinë dhe në shtetrrethim dhe për iish-deputeten e PD-së, Grida Duma izolimi total ishte masa e duhur që ka funksionuar në frenimin e përhapjes masive të Covid-19.

“Nëse do të duhej të shkohej më tutje për të kuptuar se për cilën arsye, fatmirësisht, Shqipëria është duke e përballuar pandeminë, përveç izolimit, se ka ardhur për shkak të X vaksinave që ka pasur popullata shqiptare apo imunitetit, kjo është një gjë që do të shihet më vonë. Një gjë është e qartë, që izolimi është masë e parë dhe e domosdoshme, dhe pas kësaj nuk mund të ndalemi këtu, sepse kemi dy paralele. E para është shëndeti dhe e dyta është mirëqenia që nuk vjen vetëm nga shëndeti por nga ekonomia dhe ekonomia nuk duhet të kalojë në reanimacion”,tha për “Euronews”.

Nga pikëpamja sociologjike, sipas Dumës problemet me pandemi të tilla kërkojnë një ndërgjergjësim të madh të qytetarëve, pasi nënvlerësimimi i rrezikut pasi kalon disa javë, mund ta rikthejë pandeminë edhe më të rrezikshme. Ajo i cilësoi paketat ekonomike të qeverisë jo transparente, të pamjaftueshme, madje paketa e dytë, sipas ish-deputetes demokrate, është e dyshimtë dhe e rrezikshme.

Sipas saj, vetëm testimet masive do të rikthejnë ekonominë në normalitet, pasi hapja në këto kushte do të ishte edhe më e rrezikshme se mosmarrja e masave për karantinim të plotë. “Në rast se ne bëjmë dyfishin e testeve që po bëjmë, ne shpëtojmë më shumë se në Gjermani. Kjo pasi efekti në një popullatë të vogël është shumë më i madh, efektet tek ne do të ishin të mrekullueshme”.

SHKARKO APP