Damian Gjiknuri: Duam mandatin e tretë se në dy të parët shkëlqyem!

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, shoqëruar nga Kryebashkiaku Dritan Leli, deputetja Vilma Bello dhe kryetari i PS lokale Anduel Tahiraj zhvilluan një takim me një përfaqësi banorësh të zonës së njohur si ish-fusha e aviacionit, pjesë e rajonit nr.4.

Gjiknuri tha se Partia Socialiste kërkon një mandat të tretë qeverisës si një mundësi për të bërë më shumë punë të mira.

Ka një arsye kur u themi njerëzve se pse duam të vazhdojmë. Nuk e duam mandatin e tretë si synim në vetvete, se u bë kjo si debat jo i dyti apo i treti. Dalin tani e na thonë se e ka thënë bota që duhet të ketë dy mandate. Jo mo jo, mandatet i merr sa herë të voton populli. Po bëre punë të mira siç janë këto sepse unë besoj se janë punë të mira, natyrshëm populli do të votojë. Po gënjeve mund të ikësh dhe mandatin e parë, ashtu sikurse mund të ikësh edhe më vonë. E rëndësishme është që ti tek njerëzit të jesh i drejtpërdrejtë, të marrësh angazhim dhe ti plotësosh kërkesat të cilat janë të realizueshme. Janë të realizueshme kur ka vullnet të një qeverie të mirë”, u shpreh Gjiknuri.

Gjiknuri tha se me këtë vendim PS mbajti premtimin e dhënë. Deri më tani, rezulton se Agjencia e Kadastrës ka miratuar lejet e legalizimit për 84 objektet e para dhe procesi është në vazhdim gjatë javëve të ardhshme

Ky qe një vendim që korrigjoi vendimin e gabuar të qeverisë Berisha, në dëm të interesave të popullatës këtu dhe për interesat e tyre private. Prandaj, ky është një premtim i përmbushur nga Partia Socialiste. Pas bërjes së legalizimeve këtu do të trajtohen edhe problemet e tjera siç është urbanizimi, infrastruktura më e mirë”.

Duke ju referuar procesit të legalizimeve, Gjiknuri bëri dhe një bilanc krahasimor midis qeverisjes së mëparshme të Partisë Demokratike dhe asaj aktuale të Partisë Socialiste.

Po ju them dy shifra për të kuptuar çështjen e legalizimeve, shifra zyrtare dhe konkrete. Gjatë tetë viteve të Partisë Demokratike, qeveria Berisha në të gjithë Qarkun e Vlorës bëri 2,700 legalizime. Sot që flasim, në 7 vite e ca që kemi bërë ne, janë mbi 15,000 legalizime në këtë qark. Është një diferencë e jashtëzakonshme krahasuar me periudhën e asaj kohe. Do të thotë që atë premtim që e bëmë publik, legalizimi të eci sa më shpejt, ne po e bëjmë realitet dhe ky është shembulli i fundit. Kjo këtu qe tamam një enklavë që pengohej për shkak të një vendimi për të cilin u mor angazhim dhe u bë”.

SHKARKO APP