Damian Gjiknuri: Fati i madh vjen një herë në 100 vjet! Dje kishim Ismail Qemalin, sot Edi Ramën! Ta gëzojmë këtë fat!

Në këtë kohë të rëndë fatkeqësish, kur tërmeti dhe pandemia, na kanë ulur në gjunjë dhe na kanë dërrmuar vërtet, është një njeri që sheh dritë në fund të tunelit, është një burrë mbi burrat, që me fjalët e tij, na ofron jo vetëm shpresë, por e kalon një mijë fish edhe entuziazmin lëpirës edhe të vetë Elisa Spiropalit.

Ky burrë, që na jep besim dhe shpresë, është pikërisht më i papërlyeri, më i pakorruptuari dhe më i ndershmi politikan, zotni Damian Gjiknuri.

– Njëherë në 100 vjet qëllon e mira dhe fati i madh, – i’u shpjegon Damiani vlonjatëve dhe sigurisht përmes tyre edhe të gjithë shqiptarëve.

-Ismail Qemali në ato kohë të vështira dhe sot Edi Rama, – vijon solemnisht, i përndershmi Damian.

Pra të nderuar lexues të rubrikës tonë, ky vend hallemadh, sipas Damianit, në këta 100 vjet, ka lindur vetëm dy burra, dje Ismail bej Vlorën dhe sot Edi Ramën.

Për këtë arsye, Damiani ynë shtron pyetjen:

– A duhet ta shfrytëzojmë ne këtë fat, që na ka ardhur në derë?

Po Damian i dashur, fati i madh që 100 vjet pas Ismail Qemalit, ai lart, na ka hedhur në derë Edi Ramën. Duajeni pra o njerëz dhe shtrëngojeni fort këtë fat të madh, që na solli vetë Zoti!

PS: Që t’i besoni vërtet këto që thamë më lart, ndiqeni disa herë rresht videon e mëposhtme, ku Damiani kryen këtë gjithëlëpirje historike!

/TPZ.al/ Rubrika satirike: “Tej e Këtej”

SHKARKO APP