Damian Gjiknuri inspekton investimin e ri në stacionin e pompimit në Cërrik

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, i shoqëruar dhe nga Kryetari i Bashkisë së Cërrikut, Andis Salla inspektoi punimet që po kryhen në stacionin e pompimit, falë mbështetjes së qeverisë gjermane përmes “GIZ Albania”.

Ky investim tepër i rëndësishëm përfshin vendosjen e pompave të reja, që do të sjellin rritjen e efiçencës së energjisë elektrike duke reduktuar konsumin, furnizim me ujë 24 orë në ditë për fshatrat Shalës dhe Xibrakë, rikonstruksionin e plotë të godinës dhe përmirësimin e kushteve të punës.

“Më vjen mirë që Bashkia Cërrik përsëri është ‘avangard’ në mënyrën sesi bashkëpunon me donatorët e huaj. Ky është një shembull konkret sepse ul konsumin e energjisë. Nga ana tjetër pak më parë isha dhe në Belsh dhe ata kishin aplikuar dhe një skemë të paneleve fotovoltaikë me sistemin e ujësjellësit. Mendoj se ky është një model që ne duhet ta ‘adaptojmë’ edhe në Cërrik. Mund të gjejmë dhe hapësira që janë toka publike, që i ka bashkia, që mund ta shfrytëzojmë dhe për panele që të ulim dhe aty konsumin e energjisë. Në fund të fundit nuk rëndon as qytetarët dhe ujësjellësi bëhet më fitimprurës, të paktën menaxhon më mirë kostot e tij. Je model i mirë, je inovativ. Tashmë je i njohur në të gjithë Shqipërinë me iniciativat e tua. Ne kërkojmë që të vazhdosh edhe në të ardhmen në këtë mënyrë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?