Damian Gjiknuri mbledh sekretariatin e PS-së: Riorganizimin dhe energji në çdo strukturë

Pas votëbesimit nga anëtarët e Asamblesë Kombëtare në punimet e Kongresit është zhvilluar dhe mbledhja e parë e Sekretariatit të Partisë Socialiste të ristrukturuar.

Mbledhja e zhvilluar nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri, kishte në fokus procesin zgjedhor brenda partisë.

“Diskutuam mbi procesin zgjedhor që do të zhvillohet në të gjitha strukturat e Partisë Socialiste i cili do konkludojë me zgjedhjen e 61 kryetarëve të Partisë në të gjithë vendin me qëllim ri-organizimin dhe energjizimin e çdo strukture të forcës sonë politike. Partia Socialiste e Shqipërisë gjithmonë ka reflektuar eksperiencën e duhur për të përballuar me sukses sfidat që sjell koha”, thekson Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?