Damian Gjiknuri: Pensionistët dhe veteranët, avokatët më të mirë të reformave tona

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës zhvilloi një takim me pensionistë dhe veterane. Në bashkëbisedim me ta Gjiknuri i cilësoi pensionistët dhe veteranët si avokatët më të mirë të reformave të qeverisë “Rama”.

“Një bisedë e sinqertë dhe e hapur me një grup përfaqësues pensionistësh dhe veteranësh. Konstatoj me kënaqësi se janë mbrojtësit dhe avokatët më të fortë të punëve të mira që po bëjmë jo vetëm në Vlorë por në gjithë Shqipërinë. Sado që të bëjmë për ta, e sigurtë është se mbetemi gjithnjë në borxh të madh”,- tha Gjiknuri. Gjiknuri u ndal edhe te projekti për sheshin e Flamurit, duke thënë se do të merren në konsideratë të gjitha shqetësimet që mund të kenë banorët. “Do mundohemi të adresojmë ato sensibilitete që kanë të bëjnë me karakterin historik dhe identitetin e atij sheshi, ne duam që atë shesh mos ta kemi vetëm për ritual në 28 nëntor, ai shesh duhet të jetë i gjallë”,- tha Gjiknuri.

SHKARKO APP