Damian Gjiknuri: PS do t’i ofrojë presidencës dhe shqiptarëve një kandidaturë të denjë për kreun e shtetit

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Elbasan, bashkë me kryetarin e Bashkisë, Gledjan Llatja, ministren e Arsimit, Evis Kushi dhe deputetë të PS-së, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore organizuar në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit në kuadër të “5 Majit”, Ditës së Dëshmorëve.

Duke iu përgjigjur interesit të medias në lidhje me zgjedhjen e kreut të shtetit, Gjiknuri nënvizoi se PS-ja ka filluar një proces konsultimesh me opozitën në parlament. Ai theksoi se Partia Socialiste do t’i ofrojë presidencës dhe gjithë shqiptarëve një kandidaturë të denjë për kreun e ri të shtetit.

”Natyrshëm, Partia Socialiste do ta bëjë vendin me President. Kushtetuta e mundëson një gjë të tillë. Mjaftojnë edhe 71 vota, nëse nuk ka domosdoshmeri për konsensus të gjerë, kur opozita don ta sabotojë, ndaj jam i bindur se Partia Socialiste do t’i ofrojë presidencës dhe gjithë shqiptarëve një kandidaturë shumë të denjë për kreun e shtetit”,-tha për gazetarët.

SHKARKO APP