Damian Gjiknuri: PS e gatshme për bashkëpunim me opozitën
Sekretari i Përgjithshëm socialist, Damian Gjiknuri, rikonfirmon edhe njëherë se mazhoranca do të ketë gjithë vullnetin për bashkëpunim me opozitën.
“Partia Socialiste do ta ketë të shtrirë dorën e bashkëpunimit me opozitën në funksion të së ardhmes europiane të Shqipërisë”, shkruan Gjiknuri në Facebook.
Postimi i plotë i Gjiknurit
Falenderim i përzemërt për 768,134 anëtarët, simpatizantët e mbështetësit që me votën e tyre i dhanë Partisë Socialiste dhe Edi Ramës shumicën e nevojshme dhe besimin për të udhëhequr Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme.
Duke i uruar sukses Kuvendit të ri, shpreh besimin e plotë se me punën e tij, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të luajë rolin e çmueshëm për të çuar përpara proceset e rëndësishme legjislative, duke mbrojtur interesat e të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Partia Socialiste do ta ketë të shtrirë dorën e bashkëpunimit me opozitën në funksion të së ardhmes europiane të Shqipërisë.