Damian Gjiknuri rrëfehet në një intervistë ndryshe, me nota humori
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, ka dhënë një intervistë ndryshe në një emision humoristik, në TV Klan.
Intervista e plotë
Pyetje: A e pranon që ‘de facto’ je numri dy i Partisë Socialiste?
Përgjigje: E rëndësishme është që nuk jam numri një.
Pyetje: Përse?
Përgjigje: Kam një filozofi në jetë, që e kam marrë që nga familja, nga gjyshi im, i cili i thoshte babait tim, kur nuk isha mirë me mësime, se në jetë nuk ka fat i pari i klasës.
Pyetje: Si ndiheni për faktin që ja futët Taulant Ballës, që e hoqët?
Përgjigje: Asgjë nuk i ka ndodhur Taulant Ballës. S’ka burrë nëne t’ja fusë Taulant Ballës. Taulant Balla është kolegu im, bëshkëpunëtori im, të dy bëjmë punën më të mirë për Partinë Socialiste.
Pyetje: Nuk e vë në dyshim, por vendin ja more. Je si “sëmundje e butë”ti, me të qeshur, me të ngjeshur. Në Patos dhe në Ballsh, Taulanti i shkretë tani.
Përgjigje: Ka vajtur në një qark edhe më të madh. Taulanti është politikan karriere, që di ti bëjë të gjitha.
Pyetje: Nëpër koridoret politike thuhet se: po pe Damianin në një tavolinë që negociohet me PD-në, PD-ja e ha. Çfarë ju bëni? I yshtni kur bëni reformat zgjedhore?
Përgjigje: Marrëveshjet më të mira Partia Demokratike i ka pasur me Edi Ramën dhe Damianin. Ne kemi bërë marrëveshje, votat na i dha populli.
Pyetje: Sa herë uleni nëpër reforma fitoni ju zgjedhjet. Çfarë u bëni, u jepni hashash?
Përgjigje: Ne vazhdimisht i plotësojmë kërkesat Partisë Demokratike. Se s’dinë ta bëjnë golin, ta çojnë topin përtej vijës fatale, nuk kemi çfarë i bëjmë.
Pyetje: Emri juaj Damian nuk më duket shumë i shpeshtë. Unë mendoja se e kam pasur emrin Damian kur kam qenë i vogël. Kur u rrita e kuptova që mamaja më thërriste: o Damlla. Juve ju ka ndodhur në jetë kështu?
Përgjigje: Emri im pavarësisht se është i rrallë, është emër shenjtori, Damian Shëronjësi.
Pyetje: Tani që Luljeta Bozdo ka ardhur fuqishëm në Parlament kush do bërtasi fuqishëm: tërmet, tërmet?
Përgjigje: Kjo e tërmetit është histori e bukur. Dikur tërmetin donin ta kthenin në nocion kriminal. Luljeta e di saktë, se është inxhiniere e vjetër, se çfarë është tërmeti tektonik.
Së fundmi po kënaqem, sepse fjala tërmet përdoret edhe në foltoret e Sali Berishës. Do të thotë se metafora e tërmetit është simboli i lëvizjeve të forta politike.
Pyetje: Z. Gjiknuri, unë e di që juve ju “ha pak dora” për ministër. Vdes të bëhesh pak magazinier. Kë ministri do të preferoje që të kishe?
Përgjigje: Unë kam qenë magazinier. 5 vjet e gjysmë isha ministër. Mua më pëlqen jeta e shijuar në shumë drejtime dhe ta shoh në 360 gradë, kështu që e kam bërë rrugëtimin tim si ministër, tani më pëlqen të kthehem nga Partia.
Pyetje: Unë e di që ju i keni vënë syrin tigrit (i referohet Arben Ahmetajt), sa të lodhet tigri do dali Damian luani direkt.
Përgjigje: Tigri dhe luani nuk jetojnë në një vend. Unë si Sekretar i Përgjithshëm i PS, nuk lejohet të jem ministër, sepse nuk na e lejon Statuti.
Pyetje: Nëse një ditë papritur Edi Rama shpallet “non grata”, do i shkosh nëpër foltore?
Përgjigje: Kjo është tipike si Fevziu, nëse, nëse? Unë pyetjen e dua në vendin dhe momentin e duhur. Nuk besoj se do të ndodhë ndonjëherë kjo.
Pyetje: Pas dërgimit në hapësirë të satelitëve, Albania 1 dhe 2 duhet të bëjmë një stacion hapsinor, në këtë stacion hapsinor duhet të lëmë tre veta, por ka vetëm dy shtretër. Njëri jeni ju, tjetri është Oerdi dhe Petrit Vasili, me kë do flesh në krevat?
Përgjigje: Unë do ti thosha, ju një palë keni qenë edhe kur bënim diskutimet në Këshillin Politik, Oerdit dhe Petritit, kështu që do i binte të flinin të dy bashkë.
Pyetje: Z. Gjiknuri, kemi marrë një fushë me Ramën në Surrel, kur Rama të lërë mandatin do të rrimë nudo dhe do kapim flutura gjithë ditën. Deri tani na është bashkuar Agron Gjekmarkaj. Do vini të na bashkoheni dhe ju?
Përgjigje: Unë do t’iu sjellë kapëset e fluturave.
KOHA JONË SONDAZH

