Damian Gjiknuri takime të rëndësishme në parlamentin gjerman
Damian Gjiknuri ishte në krye të një delegacioni te PS në parlamentin gjerman. Pas takimit Gjiknuri shkruan: “Pata kënaqësinë të isha i ftuar i veçantë në aktivitetin e zhvilluar në Bundestag nga grupi parlamentar dhe qeveria rreth prioriteteve politike dhe ekonomike të Partisë Socialdemokrate si forca që drejton ekzekutivin në Gjermani.
Në krye të një delegacioni të Partisë Socialiste, pata mundësinë të takoj shumë personalitete të politikës gjermane, ministra, deputetë dhe përfaqësues të biznesit. Kënaqësi bashkëbisedimi me kryetarin e SPD Lars Klingbeil, Kryetarin e Grupit Parlamentar të SPD Rolf Mützenich, Ministren e Brendshme Federale Nancy Faeser, Ministren e Mbrojtjes Kristine Lampreht, Ministren e Ekonomisë dhe bashkëpunimit ekonomik Svenja Schulze, Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Brendshme Rita Schwarzelühr-Sutter, ish-kryetarët legjendar të SPD Franz Müntefering e Rudolf Scharping, ish-kryetarin e Bashkisë së Berlinit Michael Müller ashtu sikurse deputeten dhe njëkohësisht zëdhënëse për politikat ekonomike të SPD Marja Lissa Vollers.
Shkëmbyem ide për bashkëpunimin më të mirë mes dy vendeve tona dhe për rëndësinë e suksesit të politikave social-demokrate në Evropë në këto kohë të vështira. Në çdo bisedë u shpreh mbështetja për Shqipërinë e politikat integruese e bashkëpunuese të saj në rajon dhe Evropë”- përfundon Damian Gjiknuri.