Damian Gjinuri viziton Tërbaçin dhe bën premtimin: Investimi i rradhës do jetë ujësjellësi i Vranishtit

Deputeti Damian Gjiknuri dhe kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro ishin në Tërbaç të njësisë Horë të Vranishtit ku panë nga afër investimin për ujësjellësin.

Gjiknuri  ka deklaruar se një tjetër investim do të jetë edhe ujësjellësi i Vranishtit, ndërkohë që shton se distanca kohore mes Tërbaçit dhe Vlorës nuk do jetë më shumë se 35-40 minuta.

Sot jemi dëshmitarë të përfundimit të një investimi të rëndësishëm për fshatin Tërbaç, që do të pasohet me një shtesë tjetër investimi për një lagje të mbetur jashtë projektit. Shumë shpejt edhe ajo do të bëhet realitet pasi është bërë projekti, miratuar dhe pritet financimi shtesë. Investimi i rradhës presim të jetë ujësjellësi i Vranishtit. Krahas investimit të madh të Rrugës së Lumit të Vlorës që tashmë po hedh shtat plotësisht dhe shumë shpejt do të jetë e përfunduar, distanca kohore mes Tërbaçit dhe Vlorës nuk do jetë më shumë se 35-40 minuta. Kjo vepër tjetër e bën fshatin edhe më të jetueshëm, edhe natyrshëm të gjithë tërbaçiotët kudo që të jenë do të kenë interes për ta vizituar më shumë fshatin e tyre”, u shpreh Gjiknuri.

Sipas tij, kjo është një dëshmi tjetër se vëmendja jonë për Vlorën nuk mungon, për gjithë Qarkun e Vlorës dhe ky tren nuk mund të ndalet.

SHKARKO APP