Dan Hutra e akuzoi se i ka borxh 80 mijë euro dhe e plagosi, flet për herë të parë Marjana Gurakuqi: Nuk e njoh
Marjana Gurakuqi, është gruaja e cila është plagosur e para nga Dan Hutra në zonën e ”Astirit” në Tiranë. Vrasësi serial i grave, ka deklaruar në polici se e njihte Marjana Gurakuqin dhe se kjo e fundit i kishte një borxh prej 80 mijë eurosh. Mirëpo, për emisionin ”Pa Gjurmë”, ajo ka deklaruar se nuk e njeh Dan Hutrën.
Nga ana tjetër, ajo ka mohuar edhe akuzat që Dan Hutra ka hedhur në drejtim të saj duke thënë se Marjana Gurakuqi kishte lidhje me Vladimir Kurtin në burg dhe kishte tentuar që ta helmonte kur ishte i mbyllur në qeli. Sipas saj, një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
Biseda e plotë
Marjana Gurakuqi: Mos u keqkuptoni…
Gazetari: Jo nuk po keqkuptohemi, në radhë të parë më bëhet qejfi që je mirë.
Marjana Gurakuqi: Faleminderit!
Gazetari: Kishe diçka serioze?
Marjana Gurakuqi: Po ishte, më mirë jam
Gazetari: Mirë, më bëhet qejfi.
Marjana Gurakuqi: Mos u keqkuptoni, thashë nuk dua sepse ishte diçka e papritur që unë as e njihja.
Gazetari: Pse ju thoni që ka gënjyer kur ka thënë kam pasur lidhje me Marjanën?
Marjana Gurakuqi: Po, po prandaj po them, çdo gjë unë e kam dhënë në polici.
Gazetari: Ti nuk e njihje Dan Hutrën?
Marjana Gurakuqi: Kam dhënë versionin që nuk e njihja, ndaj nuk dua ta bëj publike. Çdo gjë do të zgjidhet nëpërmjet policisë.
Gazetari: Po, për faktin që ai ka thënë se ju ka dhënë 80 mijë euro?
Marjana Gurakuqi: S’e njihja dhe as nuk e njoh fare, sepse unë nuk kam qenë këtu. Unë kam jetuar në Greqi.
Gazetari: Në 2021 nuk ke qenë në Shqipëri?
Marjana Gurakuqi: Në 2021 kam qenë këtu.
Gazetari: Po për akuzën që ju ka bërë që keni lidhje me Vladimir Kurtin dhe keni dashur ta helmoni në burg?
Marjana Gurakuqi: S’kam lidhje fare. Më vjen keq.
Gazetari: Mirë, faleminderit.
Marjana Gurakuqi: Mirupafshim.
Marrë nga /Shqiptarja.com/