Dan Hutra i vrau gruan shtatzënë dhe motrën, Erjon Hysa: Si mund të ushqehet me taksat tona në burg?
Vdekjet e grave në familjen Hysa nga vrasësi serial Dan Hutra janë njoftuar tashmë në shtyllë dhe të afërm e fqinjë shkojnë e vijnë. Të dëshpëruar nga ngjarja që ju ka ndodhur, por edhe të frikësuar se ndoshta vrasësi është pjesë e grupeve kriminale ata shprehen se nuk jetojnë më dot në këtë shtëpi.
Ndihma që kërkojnë nga shteti të dy vëllezërit lidhet me fatin e fëmijëve të mitur që gjenden në dyert e institucioneve shtetërore. Erjoni pyet me dëshpërim se çfarë kuptimi ka 8 marsi për gratë kur ato vriten barbarisht. Nga ana tjetër, ai thotë sesi mund të ushqehet me taksat tona në burg vrasësi Hutra.
48 orë ishin mjaftueshëm që vrasësi serial të reflektonte për atë që kishte bërë. Sërish, para gjykatës ai shfaqej i qetë dhe pa kurrfarë pendimi për atë që kishte bërë. “Edhe 5 dënime të përjetshme të marr, nuk pendohem”, u shpreh vrasësi, Dan Hutra.