Dan Hutra i vrau motrën, Vladimir Kurti i dërgon sms nga burgu: Nuk i ke bërë llogaritë mirë

Nga burgu 313 ku ndodhet, Vladimir Kurti i ka dërguar një mesazh Dan Hutrës, autorit që i vrau motrën Etleva Kurti. Në një intervistë për emisionin ”Uniko”, Vladimir Kurti tha se Dan Hutra nuk i ka bërë llogaritë mirë.

Spartak Koka: Çfarë mesazhi ke për t’i thënë Dan Hutrës tani?

Vladimir Kurti: Unë me Dan Hutrën s’kam asnjë gjë për t’i thënë.

Spartak Koka: Sepse ai tha xhaja i Lad Kurtit doli edhe tha e krahasoi një gjak me shtat, edhe tha ‘ta kisha ditur që e ka xhajën kaq të fortë do merresha dhe me xhajën”.

Vladimir Kurti: Xhaja, nuk e di unë ç’a ka thënë xhaja, xhaja mund të thotë shumë gjëra po unë jam gjallë akoma vetë. Edhe ai nuk i ka bërë llogaritë mirë.

Spartak Koka: Nuk i ka bërë llogaritë mirë thoni?

Vladimir Kurti: Jo!

Spartak Koka: Cili është apeli jot që ke nga burgu për këtë histori?

Vladimir Kurti: Apeli im është në rast se je burrë, vrit një burrë në rast se ta ka bërë borxh. Por mos vrit femra dhe gra pas shpine me thika, me armë. Është gjëja më e ulët që mund të bëjë një njeri.

Spartak Koka: Ju jeni dënuar me burgim të përjetshëm?

Vladimir Kurti: Në 2018.

Spartak Koka: Po për ngjarjen që ka ndodhur për vrasjen e Agim Bucit.

Vladimir Kurti: Në Kamëz po.

Spartak Koka: Ju gjatë procesit gjyqësor keni pretenduar se jeni urdhëruar nga Albert Zaja apo jo.

Vladimir Kurti: Po.

Spartak Koka: Cila është e vërteta e kësaj historie? Përse keni vajtur te Agim Buci dhe kush e ka bërë vrasjen, ti apo shoku juaj?

Vladimir Kurti: Ajo ngjarje është akoma në hetim edhe akoma jemi në proces gjyqësor. Edhe.. jo se s’kam qejf me fol, kam qejf me fol por mendoj që për momentin nuk mund…

Spartak Koka: Dakord. Po për Albert Zajën?

Vladimir Kurti: As për Albertin s’kam asnjë gjë. Nuk e di.. për momentin nuk e kam fare mendjen.. për momentin e kam te kjo ngjarja e rëndë që ka ndodhur, nuk e kam as te Alberti as te… 5 të përjetshëm të bëj nuk e kam mendjen fare.

Spartak Koka: Meqë thoni që vrasja mund të jetë si porosi për gjakmarrje apo jo se për arsye tjetër s’besoj.

Vladimir Kurti: Gjakmarrje për rastin e parë?

Spartak Koka: Po.

Vladimir Kurti: Çfarë do të thotë për atë, çfarë?

Spartak Koka: Nëse ju thoni që Dan Hutra duhet të jetë paguar 300 mijë Euro për të të vrarë ty apo një pjesëtar të familjes i bie që kjo porosi të jetë dhënë për gjakmarrje?

Vladimir Kurti: Unë nuk kam dëshirë të flas fare për atë.. për atë ngjarje nuk kam dëshirë të flas fare. Për momentin nuk kam dëshirë të flas fare për atë ngjarje.

Spartak Koka: Po pendesë ndjen për atë ngjarje?

Vladimir Kurti: Tani pendesë të vrasësh, të vrasësh një mizë të vjen pendesë të vjen gjynah jo më për një rob. Normal. Shumë. /Tv Klan/

SHKARKO APP