Dan Hutra i vr@u motrën, vëllai: Gjakun se fal, ky është monstër
Me tensione u mbajt në Gjykatën e Tiranës seanca për gjyqin e Dan Hutrës, autorin e vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave. Në seancë ishte thirr për të dëshmuar Vladimir Kurti, një i dënuar përjetë, të cilit në mars të vitit të kaluar Hutra i vrau të motrën.
Kurti refuzoi të jepte deklarime, dhe e quajti si monstër Hutrën me të cilin edhe ka qenë në një qefi, duke paralajmëruar se nuk e fal vrasjen e motrës së tij.
“Gjakun e motrës sime nuk than dheu, nuk e fal. Ai është vrasës, ka futur në dhe 4 gra, refuzoj të japë deklarime përballë këtij monstre”, deklaroi Vladimir Kurti në sallën e gjyqit, teksa në kafazin prej qelqi, Dan Hutra u shfaq i qetë dhe duke qeshur në një kohë që dëshmitari fliste.
Seanca u shty për në datën 5 dhjetor në orën 12:30, ku do të vijojë procesi gjyqësor, për autorin e vrasjes së trefishtë, ngjarje të cilën e kreu kur sapo kishte dalë nga burgu ku ishte dënuar për vrasjen e ish-bashkëshortes.