Dan Hutra rikthehet në burg, gazetari: Ka mllef! Të burgosurit s’e duan aty, ka thyer kodet
Dan Hutra i është rikthyer jetës në burg për të mos dalë më kurrë nga aty. Ai është autor i tre vrasjeve dhe tashmë njihet edhe si vrasësi serial i grave. Gazetari Eni Ferhati zbulon detaje në lidhje me jetën në burg. Për të Hutra nuk është pranuar as nga të burgosurit në rrethin e tyre, pasi ka thyer kodet dhe rregullat etike, duke vrarë në mënyrë makabër tre gra.
”Edhe në burgje ka disa kode dhe rregulla të cilat nuk mund të shkelen. Askush nuk ka pranuar për të qëndruar në qeli me Dan Hutrën. Edhe për shkak të rrezikut që mund t’i kanoset, nga ky mllef i të burgosurve të tjerë ndaj tij, ai po trajtohet në mënyrë preferenciale.
Duke u vendosur në një qeli më vete dhe duke u trajtuar ndryshe nga të paraburgosurit e tjerë. Nuk e duan as në burg, pasi ka thyer kodet dhe rregullat duke vrarë gra dhe duke kryer krime makabre. Është abandonuar nga familjarët e tij, kjo u pa gjatë seancës për masën e sigurisë, ku familjarët nuk i gjetën as edhe një avokat, por që iu caktua nga shteti. Për Dan Hutrën sigurisht, pritet dënimi me burgim të përjetshëm.
Nga dëshmitë e familjarëve që unë kam takuar më kanë pohuar se ka patur kriza nervore që në moshë të hershme, si dhe ka qenë përdorues i lëndëve narkotike që në moshë të vogël”, tha Ferhati.