Dan Hutra tregon origjinën e 80 mijë euro-ve: Kam punuar me drogë

Vrasësi i grave, Dan Hutra pranon se është përfshirë dhe në veprimtari të tjera kriminale. Në një intervistë telefonike nga burgu 302 për emisionin ”Uniko”, Dan Hutra tregon se nga Holanda është kthyer me 80 mijë euro. Këto para ai thotë se ja kishte dhënë Marjana Gurakuqit, gruaja e parë e cila mbeti e plagosur në Astir më 1 Mars 2023 kur 40-vjeçari bëri vrasjet dhe plagosjet. Dan Hutra thotë se ka qenë i përfshirë edhe në trafik droge dhe aktivitete kriminale.

Spartak Koka: Po me çfarë i ke fituar 80 mijë Euro Dan Hutra?

Dan Hutra: Kur jam kthyer nga Holanda jam kthyer me lekë të madh.

Spartak Koka: Je marrë më drogë atje?

Dan Hutra: Po tani ç’rëndësi ka, unë them kaq.

Spartak Koka: Po çfarë rëndësie, ti e the vetë që jam marrë me drogë pak më përpara, tani thua çfarë rëndësie ka.

Dan Hutra: Po mirë e dinte dhe policia se çfarë pune kam bërë.

Spartak Koka: Po na e thuaj pra se s’ke çfarë të fshehësh. A je duke thënë të vërtetat?

Dan Hutra: Po nuk jam duke i fshehur, jam marrë më drogë, me vjedhje, me gjithçka. /tvklan.al/

SHKARKO APP