Dan Hutra v*au 3 gra, Alketa Hysa: U arratisa nga Shqipëria, ai do tentojë të dalë nga burgu
Si sot një vit më parë, Dan Hutra kreu masakrën më të rëndë, duke vrarë 3 gra. Alketa Hysa, ish-bashkëshortja e tij, thotë se është larguar nga Shqipëria pasi ndihet e rrezikuar. Në emisionin me “Me Zemër të Hapur”, ajo ka deklaruar se Dan Hutra do të tentojë të arratiset sërish nga burgu, duke i bërë apel shtetit që të shtrëngojë masat ndaj tij.
“Jam larguar nga Shqipëria. Ai është shumë i rrezikshëm shteti ta shtrëngojë shumë, sepse ai do të bëjë sërish të njëjtën gjë. Nuk mund të rrinim akoma aty, të rrezikoheshim prapë. Ai do të vazhdojë të tentojë të arratiset derisa të ketë jetën. Ndihem e rrezikuar dhe e kërcënuar edhe këtu ku jam. Asnjë nga shteti nuk ka ardhur në shtëpinë tonë”, tha Alketa Hysa.
Konflikti mes familjes Hysa dhe Dan Hutrës nisi në momentin kur ish-bashkëjetuesja e tij, Alketa u largua nga shtëpia. Dani dhe Alketa janë njohur në maj të vitit 2022 dhe një muaj më pas kanë bërë dasmë, por nuk janë celebruar.
Më 1 mars të vitit 2023, Dan Hutra shkoi me armë në shtëpinë e ish-bashkëjetueses së tij, ku plagosi atë dhe nënën e saj, si dhe i vrau motrën dhe kunatën shtatzënë. Por masakra nuk mbaroi këtu, Hutra shkoi në familjen Kurti, ku vrau Etleva Kurtin, motra e një prej bashkëjetuesve të tij në burg. Vite më parë Dan Hutra kishte vrarë me armë guruan e tij. Sot ai vuan dënimin e tij në burg, nga ku ka tentuar në disa raste edhe të arratiset.