DAP: 2015, nga shërbimi civil u larguan 739 nëpunës

Departamenti i Administratës Publike raporton se gjatë vitit gjatë vitit 2015 janë larguar nga shërbimi civil 739 nëpunës civilë, për arsye të ndryshme.

Në raportin vjetor që DAP ka prezantuar në parlament thuhet se 423 është numri i nëpunësve të dorëhequr; 167 kanë dalë në pension; 97 janë larguar nga shërbimi me masa disiplinore, 39 u larguan pas marrjes së dy vlerësimeve negative të njëpasnjëshme, ndërsa 13 pas vendimit të formës së prerë të gjykatës.

Sa i takon masave disiplinore, gjatë vitit 2015, janë dhënë gjithsej 329 te tilla, një numër ky më i ulët krahasuar me 2014-n. Konstatohet një ulje e numrit të masave me motivacionin ‘largim nga shërbimi civil’ dhe ‘vërejtje nga eprori direkt’, ndersa ka një rritje te numrit të masave disiplinore me ‘mbajtje deri në 1/3 e pagës për një periudhë 6-mujore’, si dhe ‘pezullim deri në 2 vjet nga e drejta e ngritjes në detyrë’.

Sipas raportit të DAP, në 2015-n 172 punonjës u ndëshkuan me mbajtjen e 1/3 së pagës për një periudhë 6-mujore; ndërsa 33 të tjerë kanë marrë masën me pezullimin deri në dy vjet te se drejtes per ngritjen në detyrë; kurse 27 të tjerëve iu është dhënë ndëshkimi me vërejtje nga eprori. Ndersa me masën ‘largim nga sherbimi civil’ u penalizuan 97 nëpunës.

Lidhur me aplikimet per pune ne administrate publike ne 2015-n, numri ne total i aplikantëve për të gjithë procedurat e lëvizjes paralele, pranimit nga jashtë shërbimit civil dhe ngritjes në detyrë, ishte rreth 20.000 vetë per 1005 pozicione vakante, ku fitues rezultuan 695 kandidatë, nga të cilët 555 në kategorinë ekzekutive dhe 140 në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese.

SHKARKO APP