Darka me Ramën, Vuçiç: Pimë verëra serbe! Miqësia jonë për të ardhmen e rajonit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është në Beograd, dhe presidenti Aleksandër Vuçiç ka shtruar një darkë për Ramën, zv/ kryeministrin e Maqedonisë dhe kryeministrin malazez, Zdravko Krivokapiç.

Vuçiç ka ndarë pamje nga darka në një prej restoranteve më në zë dhe shkruan se së bashku me kryeministren Ana Brnabiç u kanë ofruar mysafirëve verëra serbë, të cilat mund të krahasohen me verërat franceze.

“Një mbrëmje e mrekullueshme në restorant me miq nga rajoni. Unë dhe Ana Brnabić u dhuruam mysafirëve tanë verëra të shkëlqyera serbe dhe guxuam t’i krahasonim me verëra shumë të mira franceze. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit”.

https://kohajone.com/rama-krah-vucic-shijon-beogradin-nga-kulla-me-e-larte-ne-vend/

https://kohajone.com/rama-ne-beograd-foto-video/

https://kohajone.com/darka-per-open-balkan-ne-serbi-rama-mberrin-ne-beograd/

SHKARKO APP